PS: Koalicionet, jo me sipas modelit te vjeter |Lajme-News

2020-12-04 0

Komisioni i Ligjeve dhe jo një komision i posaçëm në Parlament do të hartojë dhe miratojë amendimet në Kodin Zgjedhor që imponohen nga ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut.
Por socialistët thonë se janë të gatshëm që këto amendime të kalojnë dhe përmes Këshillit Politik dhe pse jo të marrin dakortësinë edhe të opozitës jashtë Parlamentit.
Por Taulant Balla në emër të shumicës flet me siguri të plotë se nuk vihen në diskutim se koalicionet parazgjedhore nuk mund të jenë në modelin e vjetër të shumë partive me shumë lista kandidatësh.
?Çka u miratua në 30 Korrik nuk vihet në dyshim. S?ka më një tren me shumë vagona dhe kjo të jetë e qartë për të gjithë. Koalicionet me formatin e njohur ndërkombëtar që brenda listës lejohen aleanca të ndryshme?.
Sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, që në Partinë Socialiste do të kalojnë në një filtër të anëtarësisë por dhe qytetarëve përmes vlerësimeve që do të bëhen online, Balla siguron se nuk ka të krahasuar me procesin që po ndiqet në Partinë Demokratike.
Për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që do të përzgjedhë forumet e tjera drejtuese, përfshirë Kryesinë, Balla thotë se ende po vlerësohet gjetja e mundësive që dhe procesi zgjedhor të jetë transparent por dhe në respekt të masave anti-covid.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/